.

“Deputetët në harmoni të plotë”/Paloka drekon me Gjiknurin dhe Ahmetajn (FOTOT)


Gjatë takimeve të sotme, për Reformën Zgjedhore, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe të opozitës jashtë Kuvendit, janë parë të bisedojnë në harmoni të plotë.

Të paktën në tryezën e drekës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Disa imazhe nga takimet e sotme ku të pranishëm përveç deputetëve të maxhorancës ishin edhe përfaqësues të opozitës si Edi Paloka, Klajda Gjosha, apo Fatmir Mediu, tregonin qartë harmoninë që karakterizon opozitën, sidomos në kafe apo restorant, kur nuk ka çështje për të diskutuar para publikut./gazetashqip