.

Vjen lajmi i mirë për baballarët që kanë vajza, studimi 14 vjeçar do iu befasojë

Vajzat në shumë raste ‘duhen’ më shumë nga babai, pasi janë më të përkëdhelura se sa djemtë, nga ku merr jetë edhe shprehja ‘vajza e babit’.

Sipas një studimi 14-vjecar, baballarët që kanë vajza jetojnë më gjatë krahasuar me baballarët që kanë vetëm djem.
Hulumtuesit nga Universiteti Jagiellonian i kanë analizuar të dhënat demografike të 4,310 personave.

Ata zbuluan se numri total i fëmijëve nuk ka ndonjë lloj efekti mbi baballarët, por numri i vajzave lidhet me jetëgjatësinë e babait.

Studimi pohon se ata që kanë vajza jetojnë më gjatë dhe sa më shumë vajza të kenë aq më gjatë jetojnë.

Sipas studimit afati kohor është 74 javë më gjatë për secilën vajzë që lind.

Ky është një lajm i mirë për baballarët dhe jo për nënëat.

Sipas studimit djemtë dhe vajzat kanë ndikim negativ në shëndetin e nënës dhe madje ia ulin edhe jetëgjatësinë.

Por një version tjetër thoshte se lindja e vetëm një fëmije, pavarësisht gjinisë, e rrit jetëgjatësinë e dy prindërve.