.

Fier/Basha takim me biznesin e vogël:PD ka platformë të qartë për ta çliruar nga taksidarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është ndalur sot në Fier, ku po zhvillon një bashkëbisedim me biznesin e Vogël.

Basha tha se vendi po kalon në një periudhë të vështirë, ndërsa shtoi se PD ka një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta “çliruar nga taksidarët”.
“Vendi po kalon në një periudhë të vështirë. Nga kjo krizë nuk zgjidhet pa trajtuar faktorin numër një në ekonominë shqiptare, biznesin e vogël. Mbi 80% e volumit dhe punësimit vjen nga biznesi i vogël. Pa investimet e huaja, biznesi nuk mund të ketë të nesërme.

Nuk flasim dot për një investim të huaj, serioz perëndimor, përveç shfaqjeve bajate, me mashtrime avionësh që

Kjo qeveri, që nga dita e parë e deri të fundit, ka vetëm fasadë. Për PD, në zemër të vizionit tonë politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga taksat, i fuqizuar, i ripërtërirë. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh”, u shpreh Basha.