.

Vdiq nga plagët e rënda, ky është shoferi i prokurorit Ndoja që u plagos me 24 plumba

Një javë pas atentatit të ndodhur në Shkozet, mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë shoferi i prokurorit Arjan Ndoja.

30-vjeçari Andi Maloku vdiq te Spitali i Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të shumta që kishte në trup. Maloku u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mori 24 plumba.

Ai u plagos rëndë në atentatin e 1 nëntorit, pasi plumbat e kishin kapur në shtyllën kurrizore dhe në mushkëri.Maloku ishte sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, kur për 7 ditë qëndroi nën kontroll dhe terapi intensive nga mjekët. Por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Në këtë atentat mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremi.