.

Kejvina u mor në pyetje për telefonatat me Redjan Rrajën, Einxhel bën postimin befasues:Rrugë të mbarë ku*vë

Emri i bukuroshes Kejvina Kthella përbën sërish lajm por këtë herë jo në ato rozë, por në njoftimet e kronikës, pasi vajza e njohur shoëbiz-it shqiptar, që është edhe pjesë e modelingut, është zbuluar se kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. E kjo miqësi ka bërë që Kejvina të merret në pyetje nga Policia.

Burime policore thanë për “Balkanëeb” se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës.

Kjo duket se i ka pëlqyer Einxhel Shkirës, vajza me të cilën vetëm pak ditë më parë, Kejvina pati një përplasje fizike.

Në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme, pasi doli lajmi për marrjen në pyetje të Kejvinës, Shkira ka publikuar një shprehje që duket se ka lidhje me situatën ku ndodhet modelja.

Ajo shkruan: Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë” .