.

Prindërit braktisin fëmijën pasi lind me sëmundjen e rrallë, por ka një lajm të mirë

Ai lindi në gusht të këtij viti por nuk arriti kurrë të shkojë në shtëpinë e tij pasi prindërit e braktisën në spital.
Giovannino që është dhe emri i foshnjës ka lindur me një sëmundje të rrallë dhe kjo ishte arsyeja që prindërit e braktisën.Sëmundja e rrallë që mban emrin “Harlequin ichthyosis” e detyron atë të qëndrojë larg diellit dhe ka vështirësi në frymëmarrje.

Kjo sëmundje prek një në një milion dhe shkaktohet si rezultat i një geni të dëmtuar.Giovannino tashmë është katër muajsh dhe për të janë kujdesur me dashuri të gjithë infermierët dhe personeli shëndëtësor i spitalit.
Gjithashtu vogëlushit i kushtohet një kujdes i veçantë në spital dhe për të ndihmuar në parandalimin e tharjes dhe plasaritjes së lëkurës së tij, ai trajtohet me hidratues disa herë në ditë.

“Ai është një fëmijë i buzëqeshur dhe lumturohet së tepërmi kur dëgjon muzikë”, shprehet drejtori i spitalit.
Pas publikimit të këtij rasti në media ka qenë shumë i madh interesimi i personave që kanë kontaktuar spitalin dhe kanë kërkuar ta birësojnë.Autoritetet në qytetin verior italian të Torinos thanë se po vlerësohen të gjitha kërkesat.