.

U përfol për një romancë me Flori Mumajesin, moderatorja e njohur tregon statusin e saj aktual

Në fillim të vitit 2018 u përfol shumë në mediat rozë se kishte nisur një romancë e re mes këngëtarit të dashur, Flori Mumajesi dhe moderatores së njohur, Liberta Spahiu.

Në atë kohë u tha gjithashtu se Flori ishte larguar nga Tirana për në Prishtinë, pikërisht për këtë arsye. Dyshimet lindën akoma më shumë kur Mumajesi i bëri Libertës një urim me rastin e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë”, e uroi Flori, duke lënë të dyshojmë se ata janë më shumë sesa miq.

Më pas nuk i dihet se çfarë ndodhi, por ata të dy nuk u përfolën më! Ndërkohë së fundmi, moderatorja është pyetur nga një ndjekës në lidhje me stausin e saj aktual.

“Tregomë a je singel, a me naj kon”, i shkruan ndjekësi ndërkohë që ajo ia kthen: “Edhe mua më pëlqen kënga e 2PO2 dhe Vig Poppa “A je single a me naj kon”, duke mos dhënë një përgjigje të detajuar.