.

Gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, Angelina Jolie evakuohet nga xhirimet

Angelina Jolie dhe Richard Madden janë evakuuar menjëherë nga seti i xhirimeve të filmit “The Eternals”, pasi një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore është gjetur shumë pranë tyre.

Eshtë zhvendosur i gjithë seti i vendosur në Fuerteventura (Ishujt Kanarie), për të lejuar ekspertët e asgjësimit të bombave të çarmatosnin pajisjen, që mendohet se ka mbetur nga një bazë naziste.

“Ishte tmerruese, bomba mund të kishte qenë atje e paprekur për dekada. Kushedi se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të prekej”-është shprehur një burim për “The Sun”, duke shtuar se situata ka shkaktuar mjaft panik.


Angelina Jolie dhe Richard Madden janë të angazhuar momentalisht si protagonistë kryesorë të filmit me superheronj, që thuhet se do të dalë vitin e ardhshëm.