.

Noizy e quaji “dhemb kalbur” reagon gazetarja e njohur


Pak orë pas postimit ofendues të reperit Noizy për gazetaren Dasara Karaiskaj, kjo e fundit ka reaguar me një shprehje të urtë të Dritëro Agollit.

Dasara duket se nuk i kushton shumë rëndësi fjalëve aspak etike që kishte publikuar Noizy për të, pasi shprehet kështu:


“Ta kesh mik, të prish punë; ta kesh armik, të ha munë!”

Pak orë më parë reperi publikoi një foto të gazetares duke u tallur me dhëmbët e Dasarës, ndërkohë që përkrah fotos shkruante:

“Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009”.

Ai tashmë i ka fshirë të gjitha postimet në lidhje me të, por ato janë shpërndarë gjerësisht në media.

Noizy dhe Dasara kanë një histori të gjatë ngacmimesh dhe kunjash nëpër rrjetet sociale. Gazetarja ka komentuar vazhdimisht veprimet e Noizy-t si ajo e hedhjes së parave në një club në Tiranë, apo foto të tjera të bujshme të tij.