.

Kryemadhi: Me gojën që kam, mund të kisha një burrë që të më rrihte 10 herë në ditë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë të fundit që ka bërë për marrdhënien e saj me Ilir Metën, i ka befasuar të gjithë.

Në studion e ‘Fax News’ kryetarja e LSI-së është shprehur se me gojën që ka edhe karakterin që ka mund të kishte një burrë që ta rrihte 10 herë në ditë.

“Aleati më i mirë dhe partneri më i mirë në beteja ka qenë Ilir Meta. Pse e them këtë? Se përveçse është mëndje-hapur në aspektin e funksionimit. Unë them gjithmonë me gojën që kam, me karakterin që kam, mund të kisha një burrë që të rrihte 10 herë në ditë dhe s’të linte të dilje nga shtëpia. Por përkundrazi është njeri që…. edhe debatet që bëjmë për djegiet e mandateve,debatet janë shumë të forta”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Po kështu në këtë studio Monika Kryemadhi foli për ‘betejat’ e saj në jetë, ku tha se është ndjerë gjithmonë e paragjykuar, si bashkëshortja e Ilir Metës.