.

Rama rrugës për Bruksel, jep mesazhin për negociatat:Nuk jam as optimist e as pesimist, po bëhet maksimumi

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ndërsa është nisur për në Bruksel ku pritet të merret dhe përgjigjja për negociatat e Shqipërisë me BE.
Nga makina e tij, Rama tha se nuk është as pesimist dhe as optimist por se po bëhet maksimumi.

“Kancelarja Merkel  dhe Gjermania po përpiqen për një po për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon të paktën për momentin me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po behet maksimumi për të marrë PO-në e merituar dhe më e mbështetur se sot me thënë të drejtën Shqipëria nuk ka qenë më e mbështetur se kësaj radhe”, tha Rama.