.

S’ka marrëveshje pro Shqipërisë, ministrat e Jashtëm të BE nuk dakordësohen. Hahn: Nuk është një moment lavdie

 

Këshilli i Bashkimit Evropian nuk ka arritur në një vendim të unifikuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja finlandeze për çështjet evropiane, Tytti Tuppurainen tha se një shtet ishte kundër hapjes së negociatave për të dyja vendet.

“Fatkeqësisht kishte disa vende që ishin hezituese. Një vend ishte kundër. Pra kërkohet unanimitet për një vendim. U munduam të gjenim të gjitha mundësitë për të dërguar një mesazh në Ballkan, por kjo nuk ishte e suksesshme. E vetmja që që mundëm të arrimë është që Këshilli i BE-së do t’i kthehet kësaj çështje dhe shpresoj që do të merret një vendim pozitiv.

Liderët e BE-së do të kenë një shans për të diskutuar këtë çështje do ta diskutojnë në një kontekst më të gjerë. Shumica e vendeve anëtare ishin mbështetësve për hapjen e negociatave jo se ishte në interesin tonë por populli në Shqipëri dhe Maqedoni e duan këtë gjë. Shpresoj të jemi të suksesshëm më datë 18”, theksoi ajo.

Nga ana e tij, komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, theksoi se ky nuk është një moment lavdie.

“Do të doja të përdorja këtë mundësi që ne nuk arritëm të gjemë një marrëveshje. Nuk është një moment lavdie. Kam luftuar për ta bërë të mundur dhe nuk do të ndalojmë. Shpresoj të bindim të tjerët sepse po flasim për diçka jetësore ku unë personalisht nuk kam asnjë ndjenjë negative por siç e thatë edhe ju procesi është i bazuar në meritë dhe ata kanë plotësuar kushtet. Edhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona por nuk e bëmë këtë”, theksoi Hahn.