.

Shokohet 34 vjeçarja: Bleu xhamin mbrojtës online, tani kanë të gjithë akses në telefonin e saj

Lisa nga Castleford, West Yorks zbuloi se kushdo mund të kishte akses në telefonin e saj Samsung Galaxy S10, kjo pasi vendosi mbrojtësin e ekranit që bleu online.
34-vjecarja Lisa e bëri këtë blerje për të mbrojtur S10-in e saj të ri, por sapo provoi të hapte telefonin me gjurmën e gishtit, telefoni u hap.Megjithatë kjo gjë ndodhi edhe me burrin e saj, i cili provoi të hapte telefonin e bashkëshortes dhe ai u hap menjëherë.
Lisa bëri një test të ngjashëm edhe me telfonin e motrës dhe ndodhi saktësisht e njëjta gjë.
E shqetësuar dhe njëherazi e shokuar nga kjo situatë, ajo kontaktoi me kompaninë e samsungut.

“Ne e kemi thirrur Samsung sepse kemi menduar se ka ndonjë problem me telefonin.Përgjigjja e tyre nga një zëdhënëse e Samsung ishte: “Ne po e hetojmë këtë brenda. Ne ju rekomandojmë të gjithë klientëve të përdorin pajisje të autorizuara nga Samsung, të dizajnuara posaçërisht për produktet Samsung”./Hapur.al