.

LAJM I FUNDIT/ Përleshje mes të burgosurve në burgun e Rrogozhinës, një i plagosur. Dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një përleshje mes të burgosurve është shënuar sot në burgun e Rrogozhinës. Përleshja ndodhi në palestrën e burgut.

Në këtë përleshje janë përfshirë më shumë se 5 persona. Si pasojë, një i dënuar ka mbetur i plagosur.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes të burgosurve.