.

Frika për drogë në kontenierin me banane, kontrolle arkë më arkë në Portin e Durrësit (Detaje)

Agjentët e antidrogës në Policinë e Shtetit kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në një kontenier me banane të mbërritur nga Amerika e Jugut, pas dyshimeve se kishte lëndë narkotike.

Pas më shumë se 30 minutave kontroll të çdo arke me banane, por edhe në pjesën e jashtme frigoriferike të kontejnerit, ku referuar episodeve të kaluara është fshehur droga, ka rezultuar se e gjitha ka qenë një alarm fals.
Report Tv raporton se pas gjetjes së 137 kg kokainë të gjetur pak ditë më parë, është rritur siguria në Portin e Durrësit, duke qenë se droga në kontenier është një praktikë e përdorur nga trafikatët për trafikimin e lëndëve narkotike.