.

Video/ Marsida Qatja rrëfehet në Open: Dritanit iu bllokua arma, do të kishim vdekur të gjithë

 

Marsida Qatja, në shtepinë e së cilës ndodhi ngjarja e Kavajës u rrëfye ekslusivisht në Open. E intervistuar nga gazetari Alen Xhelili, Qatja tha se fillimisht Dritani është shfaqur në dritaren e banesës dhe pas komunikimit me Marsidën ka hyrë nga dera kryesore ku ka qëlluar Tocin.

Qatja tha se arma Kallash Nikovi i është bllokuar Dritanit. Kjo sipas saj ka qenë arsyeja që të tjerët dolën të gjallë nga kjo ngjarje e rëndë dhe plot mister.

 

Unë isha me djalin e vogël këtu e ulur. Xhuliu ishte këtu, ndërsa Bledari ishte ulur në karrige. Bie xhami i kuzhinës dhe tha hapeni derën. I thashë mos bërtit. Futet shikon Xhulion dhe i thotë me ty kam punë mbrapa. Kthehet dhe qëllon Bledarin. ishte me uniformë që ta bënte gjënë më serioze. Mesa pashë unë, Bledari mori dy plumba. Dritanit i ngeci arma. Nëse s’do i ecte arma do kishim vdekur të gjithë. Desha ta nxerr jashtë por Bledari u ngrit dhe e qëlloi. Doja që të ikte se s’do njoftonim as policinë dhe asgjë. Unë po e shtyja që të dilte. Bledari iku në spital. Këtu ishte edhe fëmija im 2-vjeçare. Dy të mëdhenjtë nuk ishin sepse u kishte ardhur halla dhe ishin tek ajo,”-tha Marsida.