.

Keni plane për fundjavën? Shihni më parë si do të jetë moti

Si do të jetë moti në fundjavë? Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditën e shtunë dhe të dielë.

Fundjava do të dominohet nga moti i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga Veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen me rënie të lehtë në vlerat minimale nga 10 deri në 17°C, ndërsa vlerat e mesditës pritet të regjistrojnë nga 24 deri në 30°C.