.

Habit Kiara Tito: Do martohem vitin tjetër nga inati

Moderatorja Kiara Tito vazhdon të jetë shumë e komentuar për jetën private edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe është përpjekur ta ruajë jashtë syrit të publikut. Madje për një kohë të gjatë ajo u përfol për një lidhje me Butrint Imerin, por moderatorja preferoi të mos e konfirmonte edhe pse dyshja u kapën shpesh bashkë.

Së fundmi në një intervistë për “Pop Culture”, e pyetur nga Dojna Mema se kur ka ndërmend të martohet, Kiara tregoi se kjo do ndodhë shumë shpejt.

“Them ta bëj dasmën vitin tjetër nga inati”, u shpreh Kiara dhe shtoi: “Kush është i lirë të dojë të martohet e pres, se vetëm jetoj”, duke zbuluar kështu se aktualisht është beqare.