.

Detajet nga dosja/ “Bledar Toçi e vrau Haxhollin me dashje”, ç’gjeti prokuroria në banesën e krimit

Zyrtari i burgut te Durresit, Bledar Toçi, qe qelloi me armen e sherbimit dhe la te vdekur ne vend shtetasin Dritan Haxholli, pas perplasjes se shtepine e Marsida Qatjas ne Kavaje, akuzohet per vrasje me dashje.

Edhe pse ai ka deklaruar per policine se ka qelluar per vetmbrojtje, pasi Haxholli e kishte qelluar me kallashnikovin qe kishte me vete ne momentin qe hyri naten ne banesen e Qatjas, prokuroria shprehet per vrasje me dashje. Se paku keshtu theksohet ne dosjen e organit te akzues per ngjarjen e rende te Kavajes, zbardhur nga “News 24”.

Sipas kronologjise se ngjarjes, ne dosjen e prokurorise, Dritan Haxholli, i cili ishte në kërkim nga policia për dy akuza, ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’, dhe siç thuhet në dosje, “nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”.

Nderkohe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të Bledar Tocit, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin.

Me urgjencë, Toçi ka dalë nga ‘dupleksi’ dhe me makinën e tij ka shkuar në spitalin e Kavajës për ndihmë, ndërsa Qatja ka njoftuar policinë.

“Nisur nga provat e siguruara në vendngjarje dhe dëshmitë e personazheve të përfshirë, prokuroria ka dalë në konkluzionin paraprak se Bledar Toçi nuk e vrau Haxhollin për vetëmbrojtje, ndaj për këtë shkak ndaj zyrtarit të burgjeve është ngritur akuza e vrasjes me dashje”- thuhet ne dosje.

Gjithashtu mbi supet e zyrtarit të burgjeve dhe vëllait të tij Bernard Toçi është ngritur edhe akuza e mbajtjes së lëndëve narkotike./BW