.

Për të foli e gjithë bota, modeli shqiptar bleu koleksionin 1.6 milionë euro dhe bëri gjestin human


Blerja e çmendur e modelit nga Lezha në Kanë, pasanikut më të ri nga Shqipëria që shpenzoi 1.6 milionë Euro për një fustan, ka çuditur opinion publik të Kanës.

Modeli shqiptar, Rolando Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë i la me gojë hapur të famshmit në galanë “amfAR” të Kanës, jo vetëm me prezencën e tij, por edhe me shifrën marramendëse që artikuloi në ankandin e bamirësisë.

I ftuar në ‘Soiree’, modeli është pyetur pikërisht për këtë gjest, për të cilin bëri gjithë botën të flasë për të.
“Kam blerë jo një, por 30 fustane nga 30 modelet më të famshme të botës dhe një fustan është vetëm një në botë. Ato lekë kanë shkuar për research për kundra sëmundjes SIDA apo dhe kundra problemeve që kanë lidhje me marrëdhëniet seksuale. Kur gjendet ai ilaç, nuk shpëton vetëm amerikanët, kinezët etj., por shpëton gjithë botën”, u shpreh Rolandi.

Ai tha gjithashtu se ndihma që ka dhënë atë ditë, nuk është vetëm për modën apo për t’u treguar në televizion, por është për gjithsecilin nga ne.
Fillimet e tij Rolando i ka pasur në “Miss & Mister Lezha” që më pas vijoi me të tjera spektakle mode e bukurie në Shqipëri, për t’u bërë model i markave të mëdha si “Hugo Boss” dhe “Hermes”.

Ai është i martuar me një biznesmene dhe vajzë spektaklesh në Kinë, nga e cila ka një vajzë.