.

Meta në Open/ Nuk jam penduar që pranova presidencën

 

Në intervistën për gazetaren Eni Vasili peresidenti Meta tha se nuk I rikthehet vendimeve të veta politike dhe se do ta ripranonet vendimin e Edi Rames në kushtet kur presidenca iu ofrua. Më poshtë një pjesë nga intervista

Gazetarja: Pra, kështu si kanë ardhur punët, ju a e mendoni një mandat të dytë në krye të Presidencës kurdo që të mbarojë i pari?

Presidenti Meta: Unë nuk kam hyrë në zyrë me idenë që do të kem një mandat të dytë apo nuk do të kem. Madje, nuk është se kam dashur që të hyj në këtë zyrë….

Gazetarja: …Jeni penduar që keni hyrë në këtë zyrë?

Presidenti Meta: Jo aspak, unë nuk pendohem asnjëherë, sepse vendimet i marr në kontekst të rrethanave kur jam i detyruar të marr vendimet. Kam hyrë këtu sepse ka qenë një situatë krize, për të ndihmuar në tejkalimin e asaj krizës së atëhershme dhe jo vetëm që nuk jam penduar, por jam mjaft krenar për atë që mundësi dhe për atë rol që kam luajtur dhe mund të luaj këtu për të evituar disa gjëra të rënda për popullin shqiptar dhe për kombin shqiptar.

Gazetarja: Pra, po të ktheheshit mbrapa do ta ribënit të njëjtën zgjedhje duke pasur parasysh se si rrodhën ngjarjet?

Presidenti Meta: Në ato rrethana pa asnjë dyshim, nuk kam marrë asnjë vendim të gabuar në tërësi për shkak të rrethanave kur janë marrë këto vendime.

Gazetarja: Po sot do ta kishit ribërë po të kishit parasysh të gjitha ngjarjet?

Presidenti Meta: Po të ishte e njëjta situatë si atëherë, patjetër.