.

Një duartrokitje për Dua Lipën, suksesi i saj sapo arriti majat


Nuk ka më asnjë dyshim që Dua Lipa është këngëtarja e cila na surprizon çdo herë.

Që pas daljes së parë në publik ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe tani është duke kapur majat e karrierës.

Këtë gjë e tregojnë më së miri edhe klasifikimet në listat botërore.

Së fundmi albumi i saj është shpallur nga “Spotify” si më i suksesshmi i të gjitha kohërave. Albumi mban titullin “Dua Lipa” dhe prej 2 vitesh ka shitur me mijëra kopje.

Albumi u hodh në treg në 2 qershor 2017 nga Warner Bros. Ai ka tetë këngë në brendësi duke përfshirë “Be the one”, “Hotter than hell”, “Blow Your Mind (Mwah)”, “IDGAF” dhe “New Rules.