.

Ju ka zënë gripi? Këto janë kurat natyrale që duhet t’i provoni patjetër

Nëse ndjeni se jeni në prag gripi apo ju dhemb fyti ndiqni këshillat tona si më poshtë.

Vezët e rrahura
Jo vetëm sepse janë të thjeshta për tu përtypur, vezët janë të pasura me acide yndyrore si omega – 6 të cilat ndihmojnë me inflamacionin.

Mjaltë dhe limon
Një nga kurat më të famshme dhe efikase.

Mjalti me limonin janë përdorur ndër shekuj për të kuruar dhimbjet e fytit pasi kanë veti pastruese dhe qetësuese.Mund ta përzieni me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni si çaj.
Lakra
Në antikitet për të kuruar dhimbjet e fytit mbështillnin rreth tij një gjethe të madhe lakre.

Agroweb.org ju rekomandojmë ta konsumoni lakrën për të kuruar fytin tuaj.

Lakra është e pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe sulfure të cilat luftojnë infeksionet dhe hdimbjet e fytit.

Tërshëra
Tërshëra është vakti perfekt kur jeni të sëmurë. E pasur me fibra dhe nutrient ndihmon trupin tuaj të luftojë sëmundjet.

Nga ana tjetër tërshëra është e pasur me omega 3, folate dhe potassium që do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.
Kanellë
Kjo erëz aromatike përveçse shumë e shijshme ndihmon në dhimbjet e fytit.Kjo sepse kanella ka veti antibakteriale dhe antioskidante, dy miq të mirë të fytit tuaj