.

Video+ foto/Tirana derdhet e tëra në rrugë.Njerëzit në panik nga lajmi për tërmetin e orës 23:30

Lajmet e disa mediave për një tërmet në orën 23.30 i kanë nxjerrë qytetarët e Tiranës në rrugë. Lajmi përhapi panik, por duket se është i pabazuar në asnjë arsye shkencore apo burim të besueshëm.

Kjo situatë ka krijuar bllokimin e rrugës së TEG-ut nga radhët e gjata të makinave të qytetarëve të cilët kanë zgjedhur të largohen nga banesa për të qenë më të sigurt.

Kujtojmë se një tërmet ka tronditur Tiranën në 22.08 minuta dhe ishte me magnitudë 4 ballë. Ky ishte tërmeti më i fortë gjatë ditës së sotme, ndërsa dje u shënuan me magnitudë 5.8 dhe 5.6 ballë në orët e pasdites.