.

Me pashaportë shqiptare, Prelvukaj: S’është vetëm dokument udhëtimi

 

Reperi Genc Prelvukaj mund të cilësohet tani e tutje një shtetas shqiptar. Ai është pajisur me pashaportën e Shqipërisë dhe nuk ka ngurruar aspak ta ndajë këtë lajm me ndjekësit në “Facebook”. Prelvukaj është shprehur në postimin e tij se për të nuk është vetëm një dokument udhëtimi.

“Në shtëpinë tonë ky dokument mungoi për 100 vite rresht. I fundit që e kishte, ishte stërgjyshi Mehmeti. Për mua, ky nuk është vetëm dokument udhëtimi, është diçka më shumë, është shpirtërore. E kam dashur Shqipërinë si fëmijë dhe vazhdoj ta dua si i rritur.

Është kultura e trashëguar në shtëpi me shekuj. Shumë nga paraardhësit e mi kanë rënë në fushëbetejë për Shqipërinë dhe ne jemi edukuar me atë frymë. Kam qenë çdo herë qytetar i saj, me emocion dhe zemër. Ndërsa sot, jam edhe me dokumentet e saj”-ka shkruar Prelvukaj, duke treguar kështu dashurinë e ushqyer për Shqipërinë.

Risjellim në vëmendje se Genc Prelvukaj është prej kohësh në lidhje dashurie me këngëtaren Eni Koçi.