.

Vendimi për Tahirin, me vonesë si fillimi i Reformës në Drejtësi


Ervis Iljazaj

Procesi ndaj ish minsitrit të brendshëm Sajmir Tahiri është ngjarja më e përfolur e viteve të fundit, mbi të cilën janë zhvilluar beteja politike të forta dhe të ashpra midis opozitës dhe mazhorancës. Në këtë kuptim, Sajmir Tahiri për atë cka është akuzuar nga opozita përbën ndoshta simbolin e aksionit opozitar të viteve të fundit në aspektin politik.

Nuk ka dyshim, që nga ana e pergjegjësisë politike ish ministri është fajtor, pasi viti 2016 kur Tahiri ishte ministër, ishte viti i kanabizimit të Shqipërisë, dhe për këtë askush nuk ka mëdyshje. Në këtë apekt, Sajmir Tahiri minimalisht ka përgjegjësi për qeverisjen e vëndit.

Ndërsa në aspektin juridik dhe përgjegjësisë penale, rasti i Tahirit përbën atë që sot është drejtësia shqiptare, në periudhën midis drejtësisë së vjetër dhe drejtësisë së re që pritet nga Reforma në Drejtësi. Pra, një drejtësi në tranzicion, që për shumë arsye është vështirë ta kuptosh nëse është e drejtë apo jo.

Pa hyrë në diskutimin nëse është i drejtë apo jo vendimi që mori gjykata për Tahirin, atë të shpërdorimit të detyrës, ajo që është interesante dhe tregon momentin ku ndodhet drejtësia në Shqipëri sot dhe klima që ajo ka krijuar, është vonesa e tejzgjatur e trupës së gjykatësve. Megjithatë vendimi, me pakë fjalë, la jashtë politikës Sajmir Tahirin, por edhe jashtë burgut.

Vendimi për Tahirin u bë publik me shumë vonesë, duke mbajtur në ankth jo vetëm të akuzuarin, por një pjesë të madhe të politikës dhe opinion publikt. Me vonesë, ashtu sikurse është fillimi i Reformës të Drejtësisë.

Orët e tejzgjatura të vendmarrjes tregojnë tensionin në të cilin nodheshin gjithashtu gjykatësit dhe klimën ku ndodhemi në këtë moment.

Fryma me të cilën është marrë kjo vendimarrje , është një frymë midis drejtësisë së vjetër dhe presionit të drejtësisë së re.

Drejtësia e vjetër, e cila nuk gëzon aspak besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë, përfaqësohet më së miri nga prokuroria shqiptare. Një prokurori e cila për dy vite më radhë nuk arriti dot të mbledhë një provë kundër të akuzuarit, dhe ku në vendimin e gjykatës, si rallë herë , i’u rrëzuan të treja akuzat. Puna e prokurorisë shqiptare në këtë proces, nuk ka më të voglin dyshim që është një punë e dobët, shumë e dobët. Me qëllim apo për paaftësi, kjo është një cësthje tjetër. Fakti është se, ky proces as nuk nisi nga prokuroria shqiptare, por nga ajo e Katanias në Itali. Viti 2016 në Shqipëri ishte viti ku kanabisi ishte në sytë e të gjithëve, dhe për këtë gjë nuk pati as edhe një hetim të vetëm, qoftë edhe për një polic të thjeshtë. Në këtë kuptim, duket qartë se procesi për Tahirin, prokurorisë shqiptare i plasi në dorë, të cilën duhet ta conte deri në fundi.

Por, kjo është drejtësia e vjetër, të cilën e dimë të gjithë se si ka funksionuar dhe si funksionon edhe sot.

Ndërsa, nga ana tjetër ishte vendimi gjykatës, që edhe pse prokuroria nuk i solli asnjë provë për akuzat e saj, e dënoi Tahirin duke i modifikuar akuzën. Vendimi i gjykatës është dhënë në klimën e presionit të frymës së Reformës në Drejtësi, kryesisht e mbështetur nga ShBA , e cila kishte përfaqësuesit e saj gjatë procesit të djeshëm.

Dhe e gjitha kjo situatë në të cilën ndodhet drejtësia shqiptare sot, është rezultat i vonesës së Reformës në Drejtësi. Vonesë e cila, po krijon një klimë tensioni dhe të sforcuar në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Në këtë kuptim, Reforma në Drejtësi dhe organet e saj duhet të fillojnë punën sa më parë, për ti dhënë fund këtij tranzicioni të dytë, brenda tranzicionit të gjatë 30 vjecar të Shqipërisë. Se sa e drejtë do të jetë ajo, kjo mbetet për tu parë./Gazeta Liberale