.

Del video e përplasjes së Tahirit me Bushatin. “S’ke lidhje fare me interesin publik!”, “Me interesin publik kanë lidhje Habilajt”. Ish- ministri mbyll telefonin i acaruar.

Mbrëmjen e djeshme ish- Ministri Saimir Tahiri foli për emisionin Open pas vendimit të Gjykatës që e dënoi atë me 3, 4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gjatë debatit, Tahiri u përplas ashpër në replika me analistin Andi Bushati, i cili I vuri ne dukje faktin se ish-Ministri u soll me ironi me gazetarët mbrëmjen e djeshme, teksa i uronte që të mos kishin kushërinj problematik (duke iu referuar Habilajve).

Bushati: Zoti Tahiri, unë pas këtij vendimi prisja pak më shumë përunjësi. Në kuptimin që s’mund të bëhet ironi, duke i thënë gazetarëve se mos kanë një kushëri fatkeq. Kjo pasi çështja e kushëririt tuaj ishte denoncuar para disa vitesh për trafik droge. Denoncuesi u fut në burg, kurse ju jo vetëm që kishit një lidhje gjaku por edhe një lidhje miqësore…

Tahiri: Më fal, e ke gabim. Mund të merrje mundimin të vije në sallë dhe të dëgjoje faktet që kam dhënë në gjyq. Nuk kam asnjë kushëri të cilin e kam ndihmuar në ndonjë aktivitet të paligjshëm, këtë e tha dhe gjykata. Unë po them një të vërtetë për të cilën as qesh e as nuk qaj dot.

Një njeri që ka patur denoncim se merret me trafik, ju vazhdoni të udhëtoni jashtë shtetit

Unë nuk e hapa telefonin që të debatoj me ju. Ju nuk keni lidhje fare me interesin e publikut, nuk keni pikën e lidhjes.

Bushati: Po e kanë Habilajt interesin e publikut.

Tahiri: Nuk e hapa telefonin të debatoj me ju.

Bushati: Mundet ta mbyllni telefonin nëse nuk doni të debatoni.

Më pas ndërhyn drejtuesja e emisionit Open Eni Vasili e cila i kërkon Tahirit të vijë në emision ditën e hënë që të përballet në kushte të barabarta me Bushatin dhe analistët e tjerë, teksa fjalëen e mori Arion Sulo ish- Ministri mbyll telefonin.