.

Kush e kapi buqetën e nuses në dasmën e Jonidës dhe Besnikut?


Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi celebruan dje dashurinë e tyre në martesë.

Moderatorja dhe aktori i njohur mblodhën miqtë dhe familjarët në një festë e organizuar buzë detit në Golem.


Jonida kishte veshur një fustan tepër të thjeshtë të bardhë që i rrinte pas trupit dhe i tregonte linjat elegante në ceremoninë e kurorëzimit, për ta ndërruar më pas me një fustan më nusëror, të fryrë me dekolte.

Ashtu siç e do tradita, Jonida hodhi edhe buqetën e luleve dhe ajo që e kapi ishte aktorja Olta Daku.

Jonida dhe Olta janë mikesha prej vitesh dhe kanë luajtur bashkë në serialin “O sa mirë”.