.

Kthehet në tragjedi aksidenti në Rrugën e Kombit/ Humb jetën 13 vjeçarja, plagoset babai. Policia jep detaje

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit.
Drejtuesi i një “Toyta Yaris” ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës.Nga ky aksident ndërroi jetë 13 vjeçarja ndërsa i ati është plagosur.

Mirditë/ Informacion paraprak

Në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.