.

Aksidenti tragjik në Korçë, zbardhet identiteti i viktimës dhe i katër personave të plagosur, mes tyre edhe një i mitur

 

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë, në fshatin Leshnicë të Korçës, ku një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, sipas “Neës 24”, viktima është identifikuar si Agron Qamo, 55-vjeç, ndërsa janë plagosur Danjel Hyka, 32-vjeç, i cili ishte drejtuesi i një prej automjeteve, Fiqirete Qamo, 49-vjeç, Gentjana Akballa dhe një i mitur, 10 vjeç, me inicialet K.A,.Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, ku u përfshinë dy automjete. Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, pornuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Polica ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.

/BW