.

Shijoni fundjavën! Nga moti kemi lajme të mira

 

Ashtu siç thamë disa ditë më parë, një valë e nxehtë do të përfshijë sërish Shqipërinë.

Pavarësisht se jemi në stinën e vjeshtës, vera nuk ka në plan të ikë.

Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë dhe mund të themi se është e përshtatshme edhe për plazh.

Temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë dhe shanset për të rënë shi, janë zero.

Epo, bëni mirë ta shfrytëzoni, pasi ditët me shi janë afër.