.

Fotot/ A është kjo e fejuara e djalit të Azem Hajdarit?


Ai mban emrin e babait të ndjerë, Azem Hajdarit, pasi erdhi në jetë vetëm pak javë pas ngjarjes së 12 shtatorit të 1998-s.
21-vjeçari Azem Hajdari ishte në ceremoninë që u mbajt të enjten në kujtim të politikanit, por nuk ndodhej vetëm.


Sipas gazetës “Panorama”, vajza që ndodhej krah tij gjatë ceremonisë është partnerja zyrtare ose e fejuara.


Ende për të nuk dihet asnjë detaj, por të njëjtën vajzë e kemi parë edhe vitin e kaluar në 20-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Në fotot e publikuara nga mediat të enjten, partnerja e Azemit u dallua duke qëndruar pranë nënës së tij.