.

Kapet një sasi prej rreth 1 ton kanabis në Janinë, arrestohet 30 vjeçari shqiptar. Dalin detajet e para

 

Një sasi prej rreth 1 ton drogë është sekuestruar nga policia greke në rajonin e Janinës, ndërsa në pranga ka përfunduar një 30 vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike po transportohej brenda një furgoni të mbyllur.

Më konkretisht, brenda tij ishin 951 kg e 650 gram kanabis, i cili u sekuestrua në kryqëzimin Eleousa në Janinë.

Shoferi 30-vjeçar i automjetit u arrestua ndërsa hetimi po vijon nga sektori kundër Drogës në Drejtorinë e Sigurisë në Janinë.

Policia greke ende nuk ka dhënë detaje të hollësishme për rastin.