.

“S’mund të bëjmë asnjë marrëveshje me mollë, pjeshkë…”, Majko thirrje opozitës:Duhet lojë e ndershme për…

Ministri për diasporën, Pandeli Majko, ndersa ka marre fjalen ne Kuvend per te bere nje koment lidhur me marreveshjen e bere me Kanadane per pensionet e emigranteve shqiptare, i ka bere thirrje opozites qe t’i lene menjane batutat dhe te votojne Reformen.

Ai tha se sa i takon marreveshjes, kostot dhe meritat i takojne PS, por duhet vota e opozites per ta ratifikuar, dhe se asgje nuk behet me batuta, por me pune dhe loje te paster.
“Unë e mora fjalën për të bërë një koment për këtë marrëveshje me Kanadanë.

Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një kordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndesi sepse krijohen hapësira ligjore per mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo eshte nje histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do t’i fitojmë ne. Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje që do të diskutohet, politika është matematikë do vijë në këtë sallë, duhet vota juaj, pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, tha Majko.