.

Meta: Zgjedhjet e lira kolona vertebrore e çdo shteti, duhet mbrojtur me çdo çmim

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, vendosi një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet

Më pas përcolli mesazhin se zgjedhjet e lira janë kolona vertebrore e çdo shteti, duhet mbrojtur me çdo çmim

Ilir Meta: “Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri. 12 shtatori është dita më e rëndësishme e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e cdo shteti dhe që duhen mbrojtur me çdo çmim.”