.

Kush është personi i plagosur mbrëmë në Lezhë, policia blindon zonën për kapjen e autorit

Hapur.al ka siguruar fotografinë e personit të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar, pranë Katedrales së Lezhës nga Aleksandër Dedgjonaj.
Policia është vënë në kërkim të autorit që plagosi 37 vjeçarin Ardian Kola.Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, për motive të dobëta.

KONFLIKTI
Mësohet se Kola është konfliktuar me një tjetër person, ende i paidentifikuar për motive banale, por më pas janë ndarë.
Autori është rikthyer më vonë dhe e ka qëlluar nga makina në ecje, duke e plagosur në gjymtyrët e poshtëm.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po mbledh edhe dëshmi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.