.

Një vit pas sherrit, kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj bëjnë paqe


Një vit më parë, mes dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nisën konfliket dhe rrjetet sociale i nxorrën zbuluar.

Dikur ato kalonin shumë kohë bashkë dhe postonin vazhdimisht foto me njëra-tjetrën, mirëpo jo vetëm foto që nuk publikuan, por as nuk ndiqeshin më në Instagram.


U tha se arsyeja e sherrit ishte miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i famshëm Ariel.

Sipas burimeve, Beatrix i kishte kërkuar Ariel-it ta ndihmonte për karrierën e saj në Amerikë, mirëpo kjo nuk i kishte pëlqyer Anxhelinës, e cila ishte bërë xheloze.

Vajzat preferuan të mos e komentojnë këtë ngjarje në media, por një vit pas sherrit të bujshëm duket se gjërat janë rregulluar.

Dy kushërirat kanë dalë së bashku me mamatë e tyre dhe kanë kaluar kohë me familjen, duke treguar se gjithçka është rregulluar.


Antigone Ramosaj publikoi një video ku trokisnin gotat dhe krahas saj etiketoi edhe emrat e Beatrix-it dhe Anxhelinës.

“Me zemrat e mia”- shkruante ajo krahas postimit.

Pra, dy kushërirat kanë bërë paqe dhe jemi të lumtur për këtë!