.

Shiriti i kapitenit, Xhaka mesazh Shaqirit: Nëse ky është me të vërtetë problemi, atëhere mund të…


Xherdan Shaqiri i habiti të gjithë, teksa refuzoi ftesën e përfaqësueses zviceriane, për 2 sfidat eliminatore të muajit shtator, duke deklaruar se do të përkushtohej maksimalisht te klubi i Liverpulit.

Ky justifikim i Shaqirit, nuk u prit aspak mirë nga helvetët, teksa u zbulua se pas refuzimit qëndron një hatërmbetje për shiritin e kapitenit. Pas largimit të Lihtshtajnerit, trajneri Petkoviç i besoi shirtin Granit Xhakës. Kjo gjë mendohet se ka shkaktuar një zemër të madh te Xherdani, i cili refuzoi ftesën e kombëtares.

Ndërkohë në përfundim të ndeshjes së djeshme ndaj Iralndës, mesfushori Granit Xhaka është pyetur nga mediat në lidhje me këtë çështje, teksa ka deklaruar:

“Nëse ky është me të vërtetë problemi me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në tavolinë. Ai dhe unë. Mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të. Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Nuk ka problem. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin a po jo. Mundohem të kem ndikim në ekip, me ose pa fashën e kapitenit”, deklaroi Xhaka për “Blick”.