.

Amb. SHBA tjetër njoftim për përfituesit e vizave: Përmbajuni kushteve dhe sigurohuni që…

Përmes një postimi në facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara këshillon sërish qytetarët shqiptarë të respektojnë kushtet e vizës amerikane gjatë qëndrimit atje. Ambasada thekson përfituesit e vizës që të mos i tejkalojnë afatet e saj.

“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni! #pyetanen” shkruhet në faqen e facebook të ambasadës amerikane.