.

I jep fund jetës me armën e shërbimit polici, u largua nga kolegët, u fut në zyrë dhe…


Një karabinier 23 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në kazermat Vobarno, në zonën e Brescia.

Vetëvrasja bëri që të nisë një hetim i brendshëm nga karabinierët e Brescia.

Efektivi qëlloi veten teksa gjeti një moment që ishte vetëm e larg kolegëve, të cilët e gjetën trupin e tij të pajetë pasi dëgjuan zhurmën e armës. Nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun drejt aktit të rëndë, shkruajnë mediat italiane.