.

Aksioni anti-informalitet/ Bllokohen hotele e banesa në Sarandë, Rama: S’kishin paguar detyrimet

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Saranda, ku shihet se subjekteve iu është ndaluar aktiviteti, pasi kanë abuzuar, duke vepruar në informalitet.

Rama shton se vazhdon të shtohet goditja ndaj informalitetit. Ai nënvizon se goditje janë dhënë sidomos në zona bregdetare dhe rëndësi për Shqipërinë, për të pasur zero tolerancë ndaj abuzuesve.

Postimi i Edi Ramës:

Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti?

Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve?