.

Reagon menjëherë Lulzim Basha: Rama i rrezikshëm! Futi në politikë kriminelë të tmerrshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për dorëheqjen e Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës. Basha shkruan në “Facebook” se krahasuar me Edi Ramën, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë.

Sipas tij, Rama ka futur në politikë dhe në zyrat e shtetit, duke i bërë deputete, kryebashkiake e zyrtare të lartë me dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk”, shkruan Basha.