.

Aurela Gaçe me Skerdin për dore: “18 vjet më parë nuk e kuptoja!”

 

Aurela Gaçe është bërë romantike dhe ka publikuar sot një foto me partnerin e saj Skerdi.

Të dy të kapur për dore në makinë, me siguri në ndonjë udhëtim për nga Vlora, çifti duket shumë i dashuruar dhe këtë e ka pranuar vetë këngëtarja.Ajo ka kujtuar vargjet e këngës “Jetoj” për të thënë se sot pas 18 vitesh nga publikimi i këngës, i ndjen vërtet ato vargje që ka kënduar.

 

 

“E dua, një dorë që ta shtrëngoj , ta mbaj në dorën time dhe të them se po jetoj ! ——

Ne kohën kur e këndova, 18 vjet të shkuara, mbase se kam kuptuar thelbin e vërtetë të këtyre vargjeve. Sot ,po ❤ —–Vargjet #jorgopapingji”

Këngëtarja Aurela Gaçe konkurroi me këngën “Jetoj” dhe fitoi Çmimin e parë në Festivalin e Këngës në vitin 2001.