.

Nderron jetë gazetarja e njohur,humb betejen me kancerin

 

Moderatorja italiane Nadia Toffa, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmi u bë i ditur nga redaksia “Le Iene”, nëpërmejt një postimi në rrjetin social Facebook.


“Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”, shkruan redaksia “Le Iene”.

Vetë moderatorja kishte publikuar një status në rrjetin social Instagram që në datën 11 korrik.

Ky ka qenë edhe postimi i fundit i saj, ku do mbahet mend nga të gjithë për buzëqeshjen e saj dhe për shpirtin e lirë.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë, rrëfente Nadia Toffa në studion e ‘Verissimo’ tetorin e shkuar.

“Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish. Unë dhe Totò të bashkuar! Po nga anët tuaja ç’bëhet? Ju puth të gjithëve, të gjithëve”, është ky postimi i fundit i Nadia Toffa.


Më pas asgjë nuk u mor vesh gjë për Nadian, deri tek lajmi i tmerrshëm i ditës së sotme. Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit, moderatorja humbi jetën ditën e sotme.