.

“Zot a ke kohë 1 min?” Besi nxjerr foton e Ajkes,ja falenderimi qe ben


Në këtë ditë të rëndësishme të festës së Kurban Bajramit, Bes Kallaku ka zgjedhur që të bëjë një falenderim të madh!

Si rrallëherë ai ka publikuar një foto me vajzën e tij Ajka, për të cilën falenderon Zotin!

“Zot, a ke kohë 1 minutë, veç me të falenderu për gjithçka. Zoti ju rujt të gjithëve”, shkruan aktori i humorit ndërsa publikon foton me vajzën e tij gjatë pushimeve në bregdetin e Vlorës.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë gjetur më në fund kohë për të pushuar dhe për të shijuar disa ditë pushimesh.

Aktori ka qenë mjaft i zënë me xhirimet e filmit “Falco” dhe tashmë ka gjetur kohën për të pushuar me familjen e tij.