.

Sot një super femër, shihni si dukej Aferdita Dreshaj para famës

 

Aferdita Dreshaj, e cila prej kohesh është larguar në SHBA ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj, është një ndër femrat më të përfolura në mediat rozë. Ajo vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj në instagram foto aktuale nga më të ndryshmet për të cilat merr like e komente pafund.

Së fundmi, përveç fotove aktuale, Afërdita është treguar nostalgjike për të kaluarën dhe InstaStory i saj ka pësuar një retroperspektivë të vërtetë. Ajo ka postuar foto me mamanë e saj kur ishte thjesht një bebe. “Une dhe mami”, shkruan ajo.

Një tjetër foto e këndshme e të kaluarës është dhe fotoja me gjyshin ku modelja shkruan “Une dhe gjyshi.Kam qenë gjithmonë e preferuara e tij.”

Nga fotot me fytyrë disi të ngrysur e disi nevrike mund të kuptojmë se në një moshë aq të vogël, Afërdita nuk ka qenë një dashamirëse e fotove.