.

Nënë për herë të dytë, ish-deputetja e njohur shqiptare bëhet me vajzë


Ish-deputetja e njohur e LSI-së, Klajda Gjosha, është bërë ditën e sotme nënë për herë të dyte
Ajo ka sjellë në jetë një vogëlushe, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit mikesha e saj, deputetja Nora Malaj.
Ajo ka publikuar një foto me Klajdën, duke e uruar për statusin e ri që ka marrë, atë të nënës.

“Një urim për ty e mira Klajda!
Muaji Gusht nisi mbare! Uroj që pēr ju të gjithë të jetë i tillë! Mikja ime e mirë , Klajda , sot u bë nënë për herë të dytë. Po kësaj here, ndryshe nga hera e parë, solli në jetë një vogëlushe të bukur, të cilës i uroj që jeta ta mirëpres e ta dojë, t’i ofroj pafund dashurinë e përkujdesin e prindërve , mami Klajdes e babi Ardianit, vemendjen dhe dashurinë e vëllait Luis , që po e priste me shumë gëzim dhe kuriozitet, dashurinë e nënave dhe të gjysherve , mirësinë e tezes dhe të xhaxhallarëve . Qofsh e lumtur vogëlushja ime ! Nuk ka bekim më të madh sesa mëmësia . Sot , Klajdës ju kompletua familja. Dashuria e prindërve për fëmijët dhe respekti i fëmijëve për prindërit kur rriten janë kapitali më i cmuar për njerëzimin.”-shkruan Malaj.

“Jam e bindur se tashmë Klajda po përjeton momentet më të forta të memesisë, atë të pasjes së foshnjes pranë, armonën e dlirë të qumshtit dhe pastërtisë që e kanë privilegj vetëm bebet dhe e ndjej që së bashku me qumshtin e gjirit do t’i trasmetoj dhe dashurinë për kete botë që tashmë për të është e panjohur, po që do ta shoqëroroj tërë jetë! Le ta mirëpresim këtë bekim hyjnor me urimin më të mirë: Qofsh e lumtur vogëlushe, u rritsh plot dashuri, qofsh e rrethuar nga mirësia dhe gëzofsh të gjitha ciklet e jetës me prindërit pranë dhe me emblesi e mirësi rrethuar! Paç jetë të gjatë , të begatë dhe të lumtur! Mirë se erdhe midis nesh! Ardhsh me kembë të mbarë e begati!
Sot ishte një ditë lumturie, se ti na gëzove me ardhjen tënde dhe Mami Klajda e kalojë edhe këtë sporvë të vështirë! Paçi vetëm gëzim e lumturi!”- ka përfunduar deputetja.

Mbetet ende të presim derisa Klajda të zbulojë publikisht emrin me të cilin do të pagëzojë të voglën, si dhe të na tregojë portretin e saj ëngjëllor.