.

U ndëshkua me të kuq dhe akuzoi për korrupsion, ja dënimi i Mesit nga CONMEBOL


Lionel Mesi, ylli i Argjentinës do të humbasë ndeshjen e parë të kualifikuesve të Botërorit 2022 me kombëtaren e tij, pas dënimit që ka marrë nga Conmbedol.

Lojtari i Barcelonës është dënuar me një ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 1500 dollarësh.

Në finalen e vogël të “Kupës së Amerikës”, ai pati një zënkë me lojtarin e Kilit, Medel dhe është ndëshkuar direkt më të kuq. Gjithashtu Mesi, pas ndeshjes deklaroi se korrupsioni ishte prezent në këtë turne, me qëllim që Brazili të shpallej kampion.

Fakti që Mesi kërkoi falje për këto deklarata, dënimi i tij nuk ka qenë shumë i rëndë.