.

Vasili-Calaveras: Nuk do presim 1 mijë vjet për reformën në drejtësi

 

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, ne nje postim te bere ne Facebook i eshte drejtuar shefes se ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, duke i bere disa pyetje e duke i thene se sa i takon reformes ne drejtesi, nuk do te presim 1 mije vjet.

Ai i ka drejtuar asaj disa pyetje, ndersa ka thene se e sigurt qe ajo nuk do te pergjigjet, por te pakten te kurseje retorikat, “me dogmat alla komuniste te se shkuares me armiq dhe me dashnore te reformes ne drejtesi”.

“Calavera nuk do presim 1 mije vjet sa Roma per reformen ne drejtesi!!! Dje Calavera tha: “Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.”, shkruan Vasili.
Me tej ai vazhdon:

Kushtetuta e 21-22 korrikut ka afate te qarta te shkruara e zeza mbi te bardhe per te mos pritur sa Roma per reforme,por ato jane shkelur e dhunuar nga fillimi ne fund,

1.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes dhunimi i corpusit juridik baze te saj sic eshte kushtetuta normat dhe afatet e saj ???

Kandidatet e kontestuar fort nga vete ONM e Calaveres sot jane anetare te shumices se KLGJ dhe KLP sepse rilindja i hodhi ne kosh edhe konstatimet e ONM dhe i zgjodhi ata se i duheshin per te kapur drejtesine.

2.A e rrit dhe garanton integritetin e reformes prania e ketyre anetareve te KLGJ dhe KLP pa asnje integritet??

Calavera i referohet Romes dhe mire ben,

por shqiptaret nuk kane kohe te presin 1 mije vjet,

ata kerkojne respekt absolut te kushtetutes se tyre qe e lexojne vetem ne shqip,

ata refuzojne kapjen e drejtesise nga rilindja me ane te klienteve te saj dhe me integritet te rrenuar, qe kane mbushur institucionet e reja.

Qe Calavera nuk do te pergjigjet kjo dihet..!

Te pakten te na kurseje retorikat me dogmat alla komuniste te se shkuares me armiq dhe me dashnore te reformes ne drejtesi