.

Rama tregon cilët punonjës të ish-bashkive të djathta nuk do hiqet nga puna


Kryeministri Edi Rama i ka dhënë direktivë të qartë kryabashkiakëve të rinj që të mos heqin nga puna vajzat dhe gratë në bashkitë që dikur qeveriseshin nga e djathta.

Por sipas Ramës çdo shkelje duhet të faktohet dhe të jetë në përputhje me ligjin.

Ndërkohë që ai ka thënë se duhet të mos preken dhe viktimat e asaj që ai e quajti “presion për të ardhur në bulevard”.

“Revolucioni imagjinare i bashkive ishte një turp, u kthye ne një shembull për të gjithë, janë jo pak ata qe kaluan vijën e kuqe te ligjit dhe sot nuk flenë ne shpi, dhe patjetër qe ligji për te gjithë duhet te veproje sipas shkeljes qe kane bere.

Vajzat dhe gratë nuk do te preken, po ashtu kush ka qene një viktime e presionit për te ardhur ne bulevard, nuk duhet e preket.

Çdo vend i zënë me kushëri leqe, apo dallavere. Apo që s’kanë lidhje me punën apo meritën, nuk ka sesi të justifikohet, por gjithçka do të zhvillohet në mënyrë të strukturuar në një sistem që besoj do të marrë aprovimin e asamblesë sot.

Janë kryetarët e bashkive ata që kanë të drejtë të bëjnë propozimet, por nuk do tua njohim të drejtën që ta kthejnë bashkinë nga një klientelë të djathtë në një klientelë gjoja të majtë”, ka thënë Rama